Fundjava për plazh! Temperaturat do të rriten deri në 31 gradë, kurse java tjetër do të jetë…

Kjo fundjavë prilli do të hapë para kohe sezonin e plazhit. Sipas shefes së sektorit të parashikimit, Besa Sherollari, vlerat termike janë më të larta se mesatarja e muajit prill dhe ndryshe nga viti 2018 kësaj here po zgjasin më shumë.

“Orët me diell do të mbizotërojnë pothuasje në të gjithë territorin. Valëzimi në detin Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët. Pritet që temperaturat, kryesisht në zonat e ulëta apo në bregdet, deri në 30 apo 31 gradë celsius”, tha Sherollara.

Temperaturat pritet të ulen gjatë javës që vjen, kur do të ketë dhe reshje shiu. “Ajo që është e veçanta e këtij citi është kohëzgjatja e temperaturave të larta, ndërsa nga mesi i javës tjetër, ku priten masa ajrore më të ftohta dhe më të lagështa, dhe priten reshje shiu”, tha meterologia.

SHKARKO APP