Fundjava sjell pushuesit nga Kosova në bregdetin shqiptar. Vështirësia që hasin në kufi
Edhe pse kemi hyrë në stinën e vjeshtës, drejt bregdetit shqiptar janë drejtuar shumë qytetarë nga Kosova. Mediat në vendin fqinj raportojnë se që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur një numër të lartë pushtuesish, duke krijuar edhe radhë të gjata në kufi.
Siç raporton Indeksonline, pushuesit kosovarë që po kalojnë ditët e nxehta në bregdetin shqiptar duhet të presin në radhë me orë të tëra në pikën kufitare në Morinë.
Pavarësisht që Kosova dhe Shqipëria gjenden në situatë të vështirë epidemiologjike, për shkak të virusit COVID-19, megjithatë vajtje-ardhjet e qytetarëve të këtyre dy vendeve nuk kanë ndaluar.