Fundjava ”tërbon” shoferët, Policia: Stop alkoolit dhe shpejtësisë
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia e Shtetit ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e mjetit që drejtojnë në gjendje të dehur.
Përmes një mesazhi të qartë policia rrugore thekson se shoferët duhet t’i thonë ”Stop” alkoolit. Në fundjavë policia Rrugore ka shtuar masat e kontrollit për shoferët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Ndonëse prezenca e policisë është shtuar, përsëri ka drejtues mjetesh të cilët me vetëdije drejtojnë mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara me 152km/h dhe 168 km/h si dhe nën efektin e alkoolit.
KOHA JONË SONDAZH

