Fundjavë me diell dhe temperatura deri 14 gradë C. Parashikimi i motit
Kjo fundjavë në vendin tonë do të nisë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti si për ditën e shtunë ashtu dhe ditën e diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.
Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era kthjen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.