Fundjavë me diell, por vranësira në disa zona. Njihuni me parashikimin e motit
Aktualitet E Shtunë, 18 Shkurt 2023 09:08
Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qendrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1 ballë