“Fundjavë Ndryshe” e Arbër Hajdarit në Bubq, vazhdon shpërndarja e ndihmave për familjet e varfra në izolim

Shqipëria vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzkonsme, si pasojë e koronavirusit. Ndaj edhe qeveria ka marr masa të shumta kufizuese me qëllim frenimin e virusit. Qarkullimi i makinave dhe i këmbësorëve është i lejuar vetëm në orare të përcaktuara. Ndaj edhe shumica e popullsisë është vetizoluar në shtëpi.

Prej fillimit të kësaj situate fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka dal në terren për të qenë pranë njerëzve në nevojë. Duke shpërndarë me mijëra pako me ushqime dhe të tjera nevoja bazike për familjet të cilat jetojnë në çadra që prej tërmetit apo ato në varfëri ekstreme.

Së fundmi fondacioni shkoi në zonën e Bubqit, ku ka shpërndarë ushqime për më shumë se 235 familje.

“Të koordinuar me Ministrin e Mbrojtjes @oltaxhacka vijojmë shpërndarjen e ndihmave për të qenë pranë njerëzve që kanë nevojë. Kjo është një luftë që do ta fitojmë të gjithë bashkë”, shkruan në postimin e tij në Facebook, themeluesi i fondacionit, Arbër Hajdari.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, “Fundjavë Ndryshe” do të bëjë shpërndarje masive të ndihmave në çdo zonë të Shqipërisë.

Themeluesi i fondacionit, Arbër Hajdari është shprehur më parë se ky koordinim me Ministrinë do të bëjë që ndihmat të shkojnë atje ku duhen, “të shkojnë te njerëzit që janë në nevojë fillimisht, te njerëzit që ne i kemi nëpër çadra, apo në grupet vunerabël apo tek moshat e treta”.

Më parë Hajdari ka konfirmuar se shpërndarja masive e ushqimeve ka nisur për mbi 8000 familje të izoluara. Po ashtu, në pakot që janë shpërndarë, veç ushqimeve ndodhen dhe produkte të higjienës si sapunë, detergjente, desifektantë.

“Fundjavë Ndryshe” ka nisur edhe një fushatë online, ku të gjithë shqiptarët mund të kontribuojnë. Sepse në këto ditë të vështirë, më shumë se kurrë duhet të jemi pranë njëri-tjetrit. Veçanërisht atyre që janë më fatkeqët dhe më në nevojë. Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

“Bamirësia nuk të varfëron!”

SHKARKO APP