“Fundjavë ndryshe” pranë qytetarëve, pas Korçës shpërndan 45 ton ndihma në Shkodër

“Fundjavë Ndryshe” është duke vazhduar aksionin masiv të shpërndarjes së ndihmave në të gjithë Shqipërinë. Pas qytetit të Korçës, ku u shpërndanë 45 ton ndihma, i radhës ishte qyteti i Shkodrës. Një sasi e njëjtë prej 45 ton ndihmash me ushqime, miell dhe produkte të tjera u dërguan për gjithë bashkitë e qarkut Shkodër. Ndihmat do t’i shkojnë në ndihmë personave në nevojë dhe të moshuarve në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi si pasojë e koronavirusit.

Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari ka bërë me dije se ndihmat do të vazhdojnë të shpërndahen edhe në bashki të tjera të vendit.

https://www.facebook.com/FundjaveNdryshe/videos/218586419249795/

“Në një koordinim me gjithë bashkitë, por edhe me Ministrinë e Mbrojtjes e cila është drejtuesi i projektit humanitar, sot kemi sjellë rreth 45 ton ndihma. Ato do të ndahen në gjithë bashkitë e qarkut të Shkodrës.”

Në vijmësi të operacionit humanitar të ndërmarr nga Ministria e Mbrojtes në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”, ministria Xhaçka vlerësoi kontributin e fondacionit.

“Falenderojmë Arbërin dhe “Fundjava Ndryshe” për këtë ndihmë të jashtëzakonshme që ka ofruar, për punën kolosale që kanë bërë gjatë gjithë këtyre javëve. Sot është një mision i shenjtë të kujdesemi për veten, për familjen, për të gjithë komunitetin. Si edhe për të gjithë të pamundurit siç po bën “Fundjava Ndryshe”.”

Kryetarja e bashkisë në Shkodër Voltana Ademi, si dhe prefekti i qarkut , Çesk Millja falenderuan nisëm e ndërmarrë nga “Fundjavë Ndryshe”.

“Unë falenderoj “Fundjavë Ndryshe” dhe Arbërin me të cilin ka disa ditë që komunikojmë. Dhe fal kësaj mbështetje për komunitetin e qarkut, u bë e mundur edhe shpërndarja. Ne do të veprojmë shpejtë, në mënyrë që ta çojmë atje ku ka me të vërtetë nevojë,”u shpreh kryetarja e bashkisë Ademi.

Ndërkaq, prefekti Çesk Millja ndër të tjera shprehu bindjen e plotë se veç duke punuar të gjithë së bashku edhe kjo situatë do të kapërcehet.

Fondacioni është duke vijuar punën prej më shumë se katër javësh për të qenë pranë familjeve në nevojë, të gjendura në vështirësi prej koronavirusit. Me qindra pako ushqimore, detergjentë, apo produkte bazike dërgohen çdo ditë në zona të ndryshme.

Me një qëllim të vetëm, të gjendemi pranë atyre që janë më të pamundur. “Fundjavë Ndryshe” është shtrirë dhe në Maqedoni, ku janë shpërndarë 200 pako ushqimore për shqiptarët në shtetin fqinj. Sepse në këto kohë të vështira, më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë pranë njeri-tjetrit.

SHKARKO APP