Fundosja e anijes në Greqi merr përmasa tragjike, të paktën 78 të vdekur

Përmbytja e anijes në Greqi ka marrë përmasat e një tragjedie.

Anije e cila kishte si ekuipazh emigrantë të paligjshëm, sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve ka shkuar në 78 dhe deri më tani janë shpëtuar 104 persona, nga 700 që kanë qenë gjithsej në bord.

Emigrantët e parë të shpëtuar kanë mbërritur në 12 të mesditës në Kalamata, ku më pas janë informuar autoritetet se në bord kanë qenë dhe tetë gra shtatzëna së bashku me disa fëmijë.

Zyrtarët më të lartë të vendit kanë mbërritur në vendngjarje.

SHKARKO APP