Fuoristrada bie në humnerë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8 të tjerë të plagosur, dyshohen shtetas të huaj

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çekrez të Gramshit ku dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur.

BalkanWeb raporton se një makinë fuoristradë tip ‘ML’  ka dalë  nga rruga teksa dy persona të seksit mashkull kanë vdekur. Paraprakisht dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë sirianë.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se fuoristrada ra në humnerë 3 kilometra larg nga Gramshi në vendin e quajtur ish- depot ushtarake ose Çekrez dhe saktëson se asnjë nga viktimat apo të plagosurit nuk është shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?