Furgon me ushqime për vota në Berat, Presidenti: Turp! Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!

Partia Demokratike në Berat bllokoi sot një furgon mallrash të mbushur me ndihma, të cilat do shpërndaheshin për fushatë nga Partia Socialiste. Furgoni, i cili thuhet se është i bashkisë është ndaluar përpara Zyrave të Drejtorisë vendore të Arsimit ku edhe do shkarkoheshin pakot e ndihmave. Makina është bllokuar nga kandidati i PD, Tomorr Alizoti dhe qytetarë të Beratit.
Presidenti Meta, në një reagim në Facebook e ka cilësuar si turp ndarjen e ushqimeve për vota. Ai ka kërkuar hetim urgjent.
“TURP! TURP! TURP! Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!
TURP! TURP! TURP!
Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!
U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!
Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor! Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor”,- shkruan kreu i shtetit në Facebook.

SHKARKO APP