Furgoni bie nga ura, 4 të vdekur në Korçë-Pogradec. Mes viktimave një 15 vjeçare

 

Një aksident tragjik i mori jetën 4 personave mbrëmjen e 28 qershorit 2015 në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Dy  të rinj, një grua dhe një vajzë vetë 15 vjeçe gjetën vdekjen në momentin kur makina me të cilën udhëtonin furgon  tip”Mercedes -Benz” me targa AA108IB, është rrëzuar nga ura në fshatin Drithas.

Aksidenti u shënua rreth orës  23.00. Nga aksidenti humbën jetën

Ergi Manllija, vjeç 29, banues në Fier – Shegan Lushnje
Deljon Qerreti,  vjeç 24, banues në Fier – Shegan Lushnjë
Merita Hyka , vjeç 41 banuese në fshatin Orman -Pojan Korçë
A. H , vjeç 15, të dyja banuese në fshatin Orman -Pojan Korçë

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por nga të dhënat e para dyshimet janë për humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi Ergi Manllija  për shkak të shpejtësisë dhe errësirës në zonë, por nuk përjashtohet as mundësia e përgjumjes së drejtuesit të automjetit.

SHKARKO APP