(VIDEO) Furgoni futet mes turmës në Barcelonë, 4 të vdekur
“Një furgon u pëplas me dhjetëra njerëz në qendër të qytetit të Barcelonës,” – njoftuan mediat spanjolle. Autoritetet janë në kërkim të shoferit të autmojetit që u arratis menjëherë pas incidentit. Dyshohet për 4 të vdekur dhe disa të plagosur.
Shërbimet e urgjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës. Incidenti ndodhi në ‘La Rambla’, një rrugë e njohur e cila vizitohet nga turistët.
Një nga dëshmitarët ka shkruajtur në rrjetin social Twitter se shumë kalimtarë janë futur për tu strehuar në një restorant, ndërsa policia ka rrethuar zonën.


