Furgoni i mallrave përplaset me makinën, plagosen 4 anëtarë të një familje
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal, ku një furgon mallrash është përplasur me makinën ku po udhëtonte një familje. Katër anëtarë kanë mbetur të plagosur.
Si pasoj e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e çiftit: djali dhe vajza. Drejtuesi furgonit është shoqëruar në polici, ku po jep edhe deklarimet në lidhje me aksidentin e rëndë.
4 pjesëtarët e familjes, të gjithë të plagosur rëndë, janë transportuar me ambulanca me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat. Burimet spitalore bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes Bilbili janë në terapi intensive në Repartin e Reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat.Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar dinamikën e aksidentit të rëndë.
Burimet e para policore nga vendngjarja pohojnë se dyshohet që shkak për aksidentit e rëndë ka qenë lagështira në rrugë, shpejtësia e drejtuesit të furgonit dhe parakalimi i tij i gabuar.
KOHA JONË SONDAZH

