Furgoni me 206 kg drogë në Milano, ja kush është durrsaku i lidhur me Ndrangheta-n (EMRI)

Autoritetet italiane kanë zbardhur identitetin e dy trafikantëve të drogës të arrestuar një ditë më parë ndërsa trafikonin në territorin italian rreth 206 kg marijuanë e ardhur nga Spanja.

Ata janë Eduart Mecani 50 vjeç me origjinë nga Durrësi dhe italiani Enzo Di Mauro 48 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se mafia kalabreze Ndrangheta është drejtuesja e këtij trafiku droge nga Spanja në bashkëpunim me klanet kriminale shqiptare. Ato shkruajne se 50 vjeçari shqiptar Eduart Mecani ka ndjekur lëvizjet e automjetit tip TIR me ngarkesën e drogës së fshehur në materialet e ndërtimit, për ta transportuar më pas në furgonin e tij, ku dhe u sekuestrua nga policia italiane. Shqiptari Eduart Mecani është një person me precedent penal në trafikun e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni është zhvilluar mbrëmë në zonën industriale të komunës Settimo Milanese në Milano, shkruan Il Fatto Quotidiano.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më vitin 2009 ai është arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikimit të rreth 250 kg marijuanë, 60 orej të cilëve iu gjetën në një makinë tip Fiat Croma. Në banesë , fshehur në kasafrotë i janë gjetur rreth 300 mijë euro./BW

206 kg di Marijuana a Settimo milanese

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?