Furgoni me mijëra paundë në Portin e Durrësit, policia jep detaje: 12 pako ishin fshehur në prapakolp

Policia e Durrësit njofton se pasditen e sotme në Portin e Durrësit janë sekuestruar123.460 paund dhe 280 stërlina.

Blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë drejtuesi i furgonit ku u gjetën të fshehura pakot me paund e stërlina. Mësohet se është arrestuar shtetasi O. S., 21 vjeç.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë dhe atyre doganore, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia, me drejtues shtetasin O. S., 21 vjeç, banues në Hamallë.”- njofton policia e Durrësit.

Mësohet se 12 pakot me para ishin fshehur në pjesën e prapakolpit të furgonit.

Policia bën me dije se: O. S., akuzohet për ” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ndërkohë, nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të implikuar në këtë vepër penale.

SHKARKO APP