Furgoni me pasagjerë përplaset me kamionin në Pogradec, dy të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”.

Autoritetet policore raportojnë se automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP