Furgoni me ushqime në Berat, Alizoti: Ndihmat po shpërndaheshin në Lapardha

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Beratit, Tomor Alizoti e cilësoi incidentin e djeshëm me furgonin që ishte mbushur me ushqime, një taktikë banale elektorale që sipas tij njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Po ashtu ai thekson se gjatë kohës që ata kishin bllokuar furgonin në Berat, ndihmat po shpërndaheshin në Lapardha.

“Shteti është në këtë rast fatkeqësisht, i pa shkëputur nga pushteti. Dihet që bashkia është pjesë e qeverisë..Pse duhet të dalin rezervat e shtetit që nuk përdoren? Këto janë taktika banale që njerëzit i dinë. Gjatë kohës që ne kishim bllokuar furgonin, po shpërndaheshin ndihma në Lapardha”,-tha në “Abc News”.

I pyetur sesi e morën vesh që një furgon me rezervat e shtetit po shpërndante ushqime, Alizoti tha se kanë ngritur grupe survejimi, që siç shtoi ai, pas 30 viteve demokraci të mos bëhen veprime të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?