Furgoni përplas biçikletën, vdes 60-vjeçari

Është përgjakur mëngjesin e sotëm autostrada Lushnjë-Fier, kur një 60-vjeçar është përplasur për vdekje nga një furgon.

Viktima Agron Bello, 60-vjeç, ishte duke lëvizur me biçiklet kur është përplasur nga furgoni me targa AA 310 HL.

I moshuari është aksidentuar nga një furgon i cili transportonte fëmijët për në shkollë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i furgonit, Maksut Durtili, është shoqëruar në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk është dokumentuar e plotë ngjarja dhe shkaku i aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?