Furgoni përplaset me kamionët, përfundon në spital shoferi
Një furgon dhe dy kamionë janë përfshirë mesditën e sotme rreth orës 13:00 në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit.
Shtetasi D. L. i cili ka mbetur i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sapo nisën reshjet e shiut u rikthyen edhe aksidentet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit.
Rënia e gurëve nga shpati i malit e ka shndërruar këtë segment në një pikë të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ky aks rrugor Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur një investim per krijimin e kushteve te sigurisë.
Punimet do te vijojnë per rreth një muaj dhe konsistojnë në vendosjen e barrierave ne shpat te malit te cilat do te pengojnë shkëmbinjtë që rrezohen sa here ka reshje shiu.
Barrierat do te kenë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ.