Furnizonte Laprakën me kanabis, në pranga shpërndarësi dhe dy blerës
Një 24-vjeçar, i lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë, është vënë në prangat e polciisë për shparndarje të lëndëve narkotike.
Operacioni policor i koduar “Lapraka” çoi në arrestimin e shtetasit O. N, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. L. dhe E. Sh.
Policia sqaron se ndalimi i të riut u bë pas informacioneve në rrugë operative se O. N. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Laprakës, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.
“Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e Laprakës, ku kanë konstatuar shtetasit R. L. dhe E. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, për të cilën janë shprehur se ja shiste një shtetas i cili po qëndronte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga Policia si shtetasi shtetasi O. N”.
Në vijim të kontrolleve në zonën përreth është konstatuar shtetasi O. N., 24 vjeç.
Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, Policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .