Furrat e gëlqeres vijojnë punën, Klosi kërkon ndihmën e qytetarëve

Në “Top Talk”, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi iu përgjigjur pyetjeve mbi problematikat e ambientit. Për ministrin Klosi, lufta ndaj këtij fenomeni nuk ka të ndalur, por duket se e kanë të vështirë që ta zhdukin atë duke qenë se kostoja për hapjen e një grope gëlqereje është minimale.

“Në një aksion të para disa muajve kemi mbyllur 33 gropa gëlqeresh. Para pak ditësh policia arrestoi 9 persona. Është një tmerr, djegin goma, materiale toksike. Kemi kërkuar bashkëpunim me banorët, sepse nuk është një investim i madh për të bërë një gropë gelqereje, tymi që çlirojnë ato është me pasoja për zonën e Tiranës, por shumë e dëmshme për Krujën dhe Fushë-Krujën”, u shpreh Klosi në ”Top Channel”.

Si një masë për të ndaluar këtë fenomen, por edhe mos shkatërrimin e zonës malore, Klosi vlerësoi edhe vendimin për ta shpallur zonë të mbrojtur malin në Fushë Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë 13 gurore që funksionojnë në atë zonë, 4 i kemi mbyllur. 6 prej tyre që kanë leje, po negociojmë për t’i mbyllur”, tha Klosi, teksa bëri edhe një krahasim me Malin e Tomorrit, “Në malin e Tomorrit u mbyllën 13 gurore, 2 prej tyre fituan çështjen në Gjykatë, edhe ato të mbyllen. Por tashmë kemi një vendim që Mali i Tomorrit është zonë e mbrojtur, por edhe zona e Malit të Krujës është shpallur zonë e mbrojtur. Po punoj që edhe kur të mos jem unë ministër kjo të mos zhbëhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?