Furtunë në Hipotekën e Durrësit, pas drejtorit hiqen nga puna edhe 6 zyrtarë të tjerë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar të tjera shkarkime nga puna në Hipotekën e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat, ministrja njoftoi se pas 15 masave disiplinore të marra më herët, kontrolli i bërë së fundi ka nxjerrë në pah një sërë problemesh.

“Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force  ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31 masa”- tha Gjonaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?