“Furtunë” në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës
Kreu i shtetit Bajram Begaj, ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së Presidencës.
17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.
Numri më i madh i këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.
Kjo vale shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej këshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në shtator, ku me i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.