Fushë Bulli, nga një fshat i harruar në një destinacion turistik

Fushë Bulli, dikur një fshat i vështirë për t’u aksesuar, po shndërrohet në një destinacion turistik tërheqës falë investimeve në infrastrukturë. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, bashkë me deputeten Desantila Tahoraj dhe kryetarin e Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, inspektuan punimet për shtrimin me asfalt të rrugës që lidh qendrën e njësisë administrative Shushicë me fshatin Fushë Bulli, një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Dikur një vend i vështirë për t’u aksesuar, Fushë Bulli po shndërrohet në një pol të zhvillimit turistik falë investimeve në infrastrukturë. Rruga e re, e gjatë 7 kilometra, tashmë përshkohet për vetëm 12 minuta, një ndryshim i madh krahasuar me vitin 2021, kur kjo distancë kërkonte rreth 50 minuta dhe mjete të larta për të kaluar terrenin e vështirë malor.

Kjo zonë gjithmonë ka pasur një potencial të madh turistik, por mungesa e infrastrukturës e kishte lënë thuajse të izoluar. Sot, me këtë rrugë të re, jo vetëm banorët e zonës do të kenë një lidhje më të lehtë me qytetin, por edhe ekonomia lokale do të marrë një shtysë të madhe“, u shpreh kryetari i Bashkisë gjatë inspektimit.
Investimi ka sjellë një transformim të rëndësishëm, duke e bërë zonën më të aksesueshme jo vetëm për banorët, por edhe për vizitorët që kërkojnë natyrën e paprekur dhe turizmin malor. Fillimisht e parashikuar për t’u shtruar me zhavorr, rruga me asfalt është realizuar me standarde të qëndrueshme, duke i dhënë kështu një vlerë të shtuar zhvillimit të turizmit në këtë zonë malore të Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?