Fusha: Bllokimi i digës së liqenit të Farkës një nga shembujt më kuptimplotë se si pushteti politik përdoret për interes personal

Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Aldi Fusha deklaron se bllokimi i digës së liqenit të Farkës një nga shembujt më kuptimplotë se si pushteti politik përdoret për interes personal kundër komunitetit!

“Bllokimi i digës së liqenit të Farkës është një nga shembujt në dukje të vegjël, por kuptimplotë se si pushteti politik përdoret për interes personal kundër komunitetit.

Në mënyrë të pakuptimtë, këto bllokuese betoni ndalojnë qarkullimin e automjeteve për çdo banor të zonës.

Ky vendim absurd është marrë për një arsye banale. Thjesht po favorizohen biznese private qe lidhen me pushtetin lokal.

Kështu banorët e Farkës dhe vizitorë të tjerë nuk kanë mundësi të aksesojnë ambientet rreth liqenit për të kënaqur tekat e një biznesi personal.

Nga 25 prilli i japim fund abuzimit me pushtetin dhe arbitraritetit në vendimmarrje. Farka shtëpia juaj. Shqipëria shtëpia juaj!”, shprehet Koordinatori i LSI, Aldi Fusha.

SHKARKO APP