Fusha e mbetjeve në Fier, banorët braktisin shtëpitë

Fusha e mbetjeve në hyrje të Fierit, në Sheq, ka bërë që nga kjo zonë të largohen edhe banorët. Për shkak se ajo sa vjen dhe zgjerohet, banorët e tjerë jetojnë mes ndotjes.Gjendja në fushën e mbetjeve në Sheqan të Fierit degradon dita-ditës. Deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj bombe ekologjike, ndërkohë që zona me mbetje vazhdon të zgjerohet duke iu afruar shtëpive të banuara.

Era e rëndë në fushën e mbetjeve në hyrje të Fierit, ka bërë që disa familje të braktisin shtëpitë e tyre dy apo tre katëshe dhe të ikin diku tjetër, por ka të tjerë që vazhdojnë të jetojnë.

Fusha e Sheqit ndodhet 500 metra nga hyrja e qytetit të Fierit. Aty mbetjet hidhen të patrajtuara. Në verë mbetjet digjen, ndërsa në dimër shkaktohet ndotje të madhe në ujërat mbitokësore që shkarkohen në det.

Swiss Digital Desktop Reklama

Top Channel

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?