Fusha sanitare në Fier, fund gangrenës mjedisore
”Me fushën e re sanitare të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve që së shpejti do të fillojë të prodhojë energji elektrike, Fieri do të shpëtojë nga gangrena mjedisore e plehrave”. Kryeministri Edi Rama në takimin publik të organizuar në Fier, në kuadër të ciklit kombëtar ”Bashkia që duam”.
Rama u shpreh se: ”Besimi dhe mbështetja e qytetarëve për Armando Subashin dhe Partinë Socialiste 4 vite më parë, është një fuqi e investuar në drejtimin e duhur”.
”Në fushën e re sanitare të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve pamë pasqyrën ku mund të dallosh qartësisht dallimin mes nesh dhe atyre që, qysh në embrion, bënë çmos që ta kthejnë këtë projekt kaq të rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjithë zonës, në një tjetër arsye për të baltosur dhe alarmuar qytetarët”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

