Fushat me kanabis, Kruja po zëvendëson Lazaratin

Duket se Lazarati i dikurshëm tashmë është zhvendosur në Krujë, sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm. Me 79 raste të vepres penale të prodhimit dhe të kultivimit të drogës, qarku Gjirokastër renditet e teta në vend për nga procedimet penale, por jo vetëm kaq.

Nga monitorimi i ajrit i bërë edhe nga partnerët e huaj, rezulton se Gjirokastra nuk konsiderohet një problem për policinë vendase. Ne 2020, rekordin e shënon Kruja, ku jo vetëm u konstatuan hapësira të mëdha të mbjelljes me kanabis, por u regjistruan më shumë se 400 procedime penale.

Nga Lazarati ku nuk regjistrohet asnjë parcelë e mbjellë me kanabis, ashtu edhe siç paraqitet ne raportet e agjencive të huaja, ka një tendence në rritje për të mbjellë në disa nga fshatrat e Tepelenës, të cilat janë poshtë lumit Vjosë, në afërsi të rrethit të Përmetit, si edhe në disa prej fshatrave të këtij rrethi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?