Fushata do çelet në ”Air Albania”! Muhamed Veliu: Paratë e fushatës, Berisha i merr nga biznesmenët

Gazetari Muhamed Veliu teksa flet për fushatën zgjedhore për 14 Majin, thotë se Sali Berishës nuk i ka munguar mbështetja financiare, të cilën e merr nga biznesmenët, për këtë arsye nuk e shqetëson fakti se si do t’i mbulojë shpenzimet e fushatës zgjedhore.

“Asnjëherë Sali Berishës nuk i ka munguar mbështetja financiare nga biznesmenët e caktuar. Ne e pamë edhe gjatë kohës së rithemelimit se çfarë ishte në gjendje të bënte Sali Berisha. Se si ai në stadiumin “Air Albania” e digjitalizoi të gjithin, pra me qindra mijëra euro të shpenzuara. Prandaj nuk më shqetëson fakti për buxhetin me të cilin Berisha do t’i duhet të duhet për ta mbuluar këtë fushatë zgjedhore”, tha gazetari.

Veliu përmendi Partinë Demokratike, me në krye Enkelejd Alibeaj, i cili sipas tij paratë që do të marrë për këtë fushatë do t’i duhen për qiranë e godinës së re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?