Fushata e 11 majit, Zogaj: Një gjë për t’u hequr qafe. Nazarko: Partitë e reja ishin risi
Analistët Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko komentuan në emisionin ”Të Paekspozuarit” fushatën e 11 majit që po mbyllet. Zogaj tha se ajo ishte e njëjtë me të mëpërshmet, Nazarko u shpreh se risi është përfshirja e partive të reja.
Preç Zogaj: Kjo fushatë ishte një dejavu, një gjë e parë disa herë. Fushata e dy partive të mëdha ishte një gjë që e kishim parë disa herë. Një gjë për ta hequr qafe, që nuk ke si ja bën. Rama është bërë protagonist që në 1998, ministër ishte , por Berisha 30 e ca vjet. Të njëjta fjalë, grimasa, mënyra komunikimi. Ky lloj komportimi, sikur gjenialitet të jetë, bëhet monoton.
Mentor Nazarko: Është dominuar fushata nga dy personazhe, që shoqërojnë jetët tonë prej disa dekadash. Si risi është përfshirja e partive të reja. Demokracia shqiptare funksionon, me gjithë skepticizmin tënd, funksionon sepse partitë e reja po rriten në përqindjen e preferencën që ka populli për to. Kjo e ndikon sadopak ofertën programore të partive të vjetra. Ka patur edhe një dimension të ndërkombëtarizimit, për shkak të përfshirjes së konsultentit amerikan për opozitën, apo Bashkimit europian si slogan dhe ofertë e PS.
KOHA JONË SONDAZH

