Fushata e LGBT në shkolla, MAS: Strategji kundër diskriminimit

Pas debatit ndaj fushatave të LGBT-së në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, kryesisht të Tiranës, ka reaguar Ministria e Arsimit. Përmes një deklarate, ky institucion njofton se fushata është pjesë e strategjisë kombëtare për barazi gjinore 2016-2020.

“Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në zbatim të rekomandimeve, por edhe detyrimeve që burojnë nga këto strategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshëm të target-grupeve të ndryshme”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria thotë se ka nisur trajnimi i mësuesve dhe i komunitetit të prindërve, trajnime që synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?