Fushata e pisët e Ramës, reagon Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Jo gjuhë urrejtjeje në fushatë!

Përmes një deklarate për mediet, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar lidhur me etiketimet që kryeministri Rama bëri kundrejt kundërshtarëve të tij politikë.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, edhe në kuadër të Aleancës pa Urrejtje, po monitoron çdo ditë fushatën elektorale të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditët e fundit, Institucioni i KMD konstaton me keqardhje një përshkallëzim të retorikës politike, që herë pas herë, kalon kufijtë e gjuhës së urrejtjes dhe etiketimeve denigruese ndaj gruas, minoriteteve. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shënon çdo ditë rastet duke mbajtur një raport të detajuar të ngjarjeve dhe personave të përfshirë. Institucioni i KMD kërkon nga subjektet politike të vetëpërmbahen dhe të mos përdorin gjuhë urrejtje në fushatë, si dhe të respektojnë Rekomandimet publike të ECRI nr.15 mbi gjuhën e urrejtjes, rekomandimin e EQUINET për fushatat zgjedhore dhe rekomandimin e përbashkët KQZ-KMD dërguar partive politike.”, deklaron Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

SHKARKO APP