Fushata e Ramës me vaksinat? Bushati: Ka pasur qëndrim, jo vaksina nga lindja
Sot në Rinas mbërritën 192 mijë doza nga 1 milion vaksina kineze, që Edi Rama i mori në Turqi. Dritan Hila dhe Andi Bushati kanë debatuar në studion e “Open”, ku po diskutohet për mënyrën si u hapën fushatat elektorale nga PS dhe PD gjatë ditës së sotme. Hila kritikoi Bashën për këngën e zgjedhur dhe për domethënien që ka, ndërsa Bushati reagoi në lidhje me faktin që Rama përdori vaksinat në fushatë. Bushati kujtoi se Rama ka refuzuar më parë vaksinat nga Lindja, por më pas ra dakord për të marrë doza nga vaksina ruse dhe kineze.
Hila: Në çdo vend të botës, me një këngë të tillë e ke të garantuar humbjen. Sa i përket vaksinës, duhet të vendosim se me çfarë uji duhet të ushqejmë gomarin. Është bërë një ofertë nga ambasada ruse në Twitter, të cilën e refuzoi.
Bushati: Ka pasur qëndrim, jo vaksina nga lindja.
Hila: Nuk mund ta çante bllokun e NATO-s. Është vaksinë kineze e prodhuar në Turqi. Hungaria është pasardhësi i perandorisë austro hungareze.
Bushati: Para jetës a vdekjes, nuk dua t’ia di as për NATO, as për BE. Unë nga Lindja nuk marr, kë pyete ti? Për jetën time nuk flet dot në emër të NATO-s ai.