Fushata ka nisur, Mimoza Hafizi kërkon Universitetin e Tiranës: Politika po e mbyt universitetin

Mimoza Hafizi, kandidate për Universitetin e Tiranës, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se e ka të qartë se do të jetë përballë “asaj pjese të politikës që e do universitetin të nënshtruar”.

“Politika do të jetë e interesuar që të mbajë në drejtimin e universitetit ata persona që qeverisin prej dekadash. Politika ka mbështetur gjithmonë disa individë, duke neglizhuar interesin e masës së gjerë. E di që duke qenë përballë këtyre klaneve të universitetit, jam përballë edhe asaj pjese të politikës që e do universitetin të nënshtruar”, tha Hafizi.

“Përpos interesit të përgjithshëm të universitetit, një arsye tjetër e rëndësishme ishte situata aktuale e këtij universiteti. Prej disa vitesh, ky universitet nuk drejtohet për arsye të përplasjeve të brendshme të grupeve të ndryshme. Kjo situatë po e mbyt universitetin”, shtoi Hafizi.

Sipas saj, “më e rëndësishme është që të ndryshojë perceptimi dhe imazhi i UT”.

“Unë e konceptoj këtë fushatë si bashkëbisedim me të gjithë aktorët e universitetit. Programi im është një projekt që do të finalizohet në fund të fushatës me një listë me pikat më të rëndësishme ku do të përqendrohemi në 4 vitet e ardhshme”, theksoi Hafizi.

Fushata ka nisur, Mimoza Hafizi kërkon Universitetin e Tiranës

SHKARKO APP