Fushata ndërgjegjësuese ”Hapi Udhë Vajzave”/Kushi: Inkurajoj fort çdo grua e vajzë të mbrojë të drejtat e tyre

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi i është bashkuar një videoje me mesazhe sensibilizuese që ka në fokus promovimin e brezit të ri të vajzave.

Në lidhje me videon e ideuar dhe përgatitur nga aktivistë të të drejtave të njeriut në Shqipëri, Ministrja Kushi shprehet se ”Iu bashkova me shumë kënaqësi videos ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës #hapiudhëvajzave”, nëpërmjet së cilës përcjellim mesazhin se çdo grua apo vajzë e suksesshme sot me arritjet e saj mund të mbështesë brezin e ri të vajzave që po rriten”.

Po ashtu, Kushi gjen rastin edhe një inkurajim të fortë për gratë dhe vajzat në kuadër të 8 Marsit. ”Ndërkohë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave inkurajoj fort çdo grua e vajzë të mbrojë të drejtat e tyre, si dhe të promovojë barazinë gjinore në çdo fushë të shoqërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?