Fushata për 14 Majin, Taulla: Partitë e kanë nisur me shkelje të Kodit Zgjedhor. Veç Alibeaj është korrekt
Përjashtuar Partinë Demokratike të Enkelejd Alibeajt që e nis nesër zyrtarisht fushatën, si Partia Socialiste ashtu edhe koalicioni Bashkë Fitojmë e kanë startuar tashmë për betejën e 14 majit.
Zv/Kryetari i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara identifikon edhe disa shkelje të tjera të Kodit që janë bërë deri më tani. Dritan Taulla thotë se PS-ja ka përdorur deri më tani burimet institucionale që i gëzon nga drejtimi i qeverisë.
“Kodi Zgjedhor thotë se fushata fillon 30 ditë përpara. Ndërkohë që fushata ka nisur ditë përpara. Në Kondin Zgjedhor nuk është përcaktuar se çfarë përbën ekzaktësisht fushatën. Nuk ka sanksione për nisjen e fushatës para kohe. Hapur apo në mënyra të fshehura, partitë politike e kanë shkelur Kodin”,-u shpreh ai.
Po ashtu Zv/Kryetari i KRIK solli në vëmendje se kryeqyteti është gdhirë sot me postera të PS-së. Dhe, sipas tij, 35 ditë përpara zgjedhjeve, kryebashkiaku Veliaj duhej të kishte caktuar publikisht se ku mund të vendosen posterat.
“Në faqen e internetit nuk kemi gjetur asnjë vendim të tillë. Posterat vendosen ose aty ku e përcakton kryebashkiaku, ose deri në 5 metra nga zyra zgjedhore. Problem tjetër është se posterat duhet të përmbajnë një indikacion”,-shpjegon ai.
KOHA JONË SONDAZH

