Fushatë mbi ndikimin e smartphon-it në jetën familjare

 

Një fushatë e re,  e cila  ilustron mënyrën se si smartphon-at mund të ndikojnë në jetën e marrëdhëniet  familjare,  vjen nga Kina. por dhe Shqiperia nuk eshte se vuan me pak nga kjo semundje e re e teknologjise.

“Tërheqja nga një telefon gjatë një bisede mes njerëzish,  është si të ndërtosh  një mur me tulla në mes tyre”- tha Juggi Ramakrishnan, Drejtor kreativ Ekzekutiv (ECD) e Ogilvy & Mather Shanghai. Sipas raportimeve  në ‘Huffington Post”,  qëllimi është që  që njerëzit ta shohin ndikimin e ekranit të telefonit dhe të  mendojnë në një tjetër kënvështrim për  marrëdhëniet e tyre me të tjerët dhe telefonin e tyre .

smartphone 1

Qendra për Kërkime psikologjike dhe  Shenyang, icili është  një organ qeveritar i  fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit rreth çështjeve sociale, shprehen se varësia nga  ekrani i telefonit është një çështje në rritje në Kinë. “Kjo është një pikë e caktuar  që shoqëria kineze po përballet në rrugën e saj të zhvillimit të shpejtë,”-shprehet  Drejtor kreativ Ekzekutiv (ECD)  Ramakrishnan,  duke vënë në dukje se smartphon-at dhe mediat sociale duket sikur po  përshkojnë të gjitha aspektet e jetës së përditshme.

smartphone 3“Ky dominim ka potencialin të jetë veçanërisht i dëmshëm për familjet me fëmijë, Ekziston një trend alarmues i prindërve, të cilët  injorojnë  fëmijët e tyre të të gjitha moshave, duke i kushtuar më shumë vëmendje telefonave  të  tyre dhe tabletave”. – thotë Ramakrishnan

“Si pasojë, fëmijët mund të ndjehen se ata nuk janë duke marrë vëmendjen që ata kanë nevojë. Fëmijët të cilët kanë nevojë për reagimin e prindërve të tyre, kur ata janë të zemëruar, të trishtuar, të frustruar apo ngacmuar, tani nuk  e gjejnë atë e duhet të konkurojnë me ekranin e telefonit pët ta patur. Është pothuajse si rivaliteti mes vëllezrve, vetëm se në këtë rast rivali është një pajisje elektronike. Kjo tendencë, në qoftë se nuk kontrollohet mund të çojë në probleme psikologjike.”- shton ai.
smartphone 2Ramakrishnan gjithashtu vuri në dukje se varësia nga pajisje të tilla,  mund të shkaktojë tendosje në marrëdhëniet romantike, e partnerët mund të bëhen më pak të përgjegjshëm për ndjenjat e njëri-tjetrit dhe kanë më pak ndërveprime kuptimplote.

“Në fund të fundit, kjo fushatë ka për qëllim të nxisë bisedat rreth varësisë së  smartphon-it. Qëllimi është që të rriturit  të rishohin marrëdhëniet e tyre me ekranet e të mos i përdorin pajisjet e tyre elektronike kur janë me njerëz të tjerë.Të jenë ajo që fëmijët e tyre,   miqtë e tyre ose partnerët e tyre duan. Njerëzit në jetën tonë duhet të marrin prioritet mbi pajisjet”- konkludon ECD.

SHKARKO APP