”Fushatë me gliko dhe hotele me 5 yje”, debat mes gazetarit dhe deputetit të PS-së

Gazetari Bledian Koka dhe deputeti i PS-së, Blendi Klosi u përfshinë në një debat në studion e emisionit ”Now” në ”Euronews Albania”, lidhur me takime me qytetarët nga kryeministri Edi Rama nëpër Shqipëri.

Koka tha se fushata e Ramës prej dy ditësh në Përmet e Gjirokastër, ndërkohë që duhet të ishte në detyrë në zyrën e tij, është vetëm one man show.

“Ne kemi dy ditë që shohim një njëri që duhet të ishte në punë dhe ka dy ditë që po ha gliko në Përmet dhe po fle në hotele me 5 yje në Gjirokastër. Në asnjë moment nuk ka pyetur qytetarët çfarë mendoj në për krizën, është vetëm one man show”, tha Koka.

Për Klosin të akuzosh një kryeministër pse nuk rri në zyrë është fiks mentalitet i PD. “Po të sfidoj, hape Facebook dhe shiko çfarë po ndodh tani në Gjirokastër, po promovohen njerëz të punës”, tha Klosi.

SHKARKO APP