Fushatë me punësimet, Biberaj publikon dokumentin: Qeveria në panik nga humbja shkel ligjin, fryn Administratën me militantë
Partia Demokratike përmes ish-deputetit të saj Aleksandër Biberaj denoncon punësimet elektorale të qeverisë “Rama”. Përmes rrjeteve sociale, Biberaj teksa publikon dhe dokumentin zyrtar shprehet se Qeveria e inkriminuar e “rilindjes” në panik nga humbja e sigurtë e pushtetit, hap 705 vende pune për militantët e vet në prag fushate, duke shkelur ligjin zgjedhor! Lidhur me këtë çështje, Biberaj i drejtohet edhe përfaqësive ndërkombëtare të akredituara në vendin tonë teksa pyet se “ku janë ambasadorët e huaj që presupozohet të jenë si arbitra të paanshëm?!”
Denoncimi i plotë i Biberajt
Të dashur miq,
Qeverisja e krimit, që e ka kuptuat nga të gjitha sondazhet dhe situata në popull që do të ketë një humbje të thellë më 25 prill, ka njoftuar vendimin për të hapur 705 vende pune në administratën publike, nënkuptohet për militantët e vet, në kundërshtim me ligjin zgjedhor. Pavarësisht se rilindasit po përdorin dhe do të përdorin gjithçka të shtetit për të vjedhur zgjedhjet, ata nuk do të kenë asnjë shans, pasi uragani popullor i pakënaqësisë dhe urrejtjes ndaj tyre do t’i fshijë nga qeverisja duke shpëtuar Kombin!