Fushatë sensibilizimi për mbrojtjen e fëmijëve

 

Me rastin e 12 Qershorit, ditës botërore  kundër punës së fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me mbështetjen e OSBE, Organizatës Botërore të Punës (ILO), World Vision dhe Terre des Hommes po organizojnë një fushatë sensibilizimi për mbrojtjen e fëmijëve nga puna e paligjshme dhe shfrytëzimi dhe aksesi për të gjithë fëmijët në shkollimit cilësor.

Fushata përçon mesazhin, "Jo  punës dhe shfrytëzimit të fëmijëve, Po arsimit cilësor", të njëjtin mesazh që përcjell edhe fushata  botërore e ILO për vitin 2015.

Në datë 12 Qershor, ora 10:00, në bashkitë Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, do të organizohen njëkohësisht manifestime sensibilizese të fëmijëve

Në Tiranë, manifestimi do të fillojë të premten, 12 qershor në orën 10:00, para Kryeministrisë e do të përfundojë në sheshin  'Nënë Tereza'. Në përfundim të tij do të organizohet edhe një koncert festiv i përshëndetur nga titullarë të lartë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ambasadori i OSBE në Shqipëri dhe Ambasadori Italian. AKtiviteti do të moderohet nga Ardit Gjebrea si një figurë publike që i është bashkuar kauzës sonë.

Fushata mbështet idenë se parandalimi i punës së fëmijëve, është një nevojë e domosdoshme dhe duhet të arrihet nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për mbrojtjen e fëmijës dhe qasjes në shkollë nëpërmjet edukimit cilësor.

Ftojmë mediat të përcjellin mesazhin e rëndësishëm të kësaj fushate, nëpërmjet transmetimit mediatik të spotit sensibilizues dhe manifestimit të datës 12 qershor.

SHKARKO APP