“Fushatë torturuese për dinjitetin dhe respektin ndaj gjithkujt”, Gjoni: Loja e shëmtuar e fotove e Ramës, demagogji e ulët dhe manipuluese
Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni e cilëson lojë të shëmtuar atë të fotove të përdorura sot nga kryeministri, duke shtuar se ajo është demagogji e ulët e metodave manipuluese.
Përmes rrjeteve sociale teksa publikon dhe foto-montazhe të një reagimi me të njëjtën monedhë të supozuar nga ana e opozitës, Gjoni shprehet se nëse do ndodhte atëherë do ishte akoma dhe më traumatizuese për publikun.
Dhe nisur nga kjo lojë e ulët e Ramës, Gjoni shprehet se
“Loja e shëmtuar e fotove përdorur sot në mëngjes nga kryeministri është demagogji e ulët e metodave manipuluese. Po t’i kthehej me të njëjtën monedhë PD, do ishte akoma më traumatizuese. Edhe kaq e pasqyra ulëret, jo më të përdoren foto të deformuara e transformuese, të nxjerra nga konteksti, për kundërshtarin politik.
Fushatë torturuese për dinjitetin dhe respektin ndaj gjithkujt”, shprehet ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni përmes rrjeteve sociale.
Loja e shëmtuar e fotove përdorur sot në mëngjes nga kryeministri është demagogji e ulët e metodave manipuluese. Po t’i…
Pubblicato da Edlira Gjoni su Mercoledì 10 marzo 2021