Fushë Arrëz, kryetari i bashkisë: Ndihmë! Do shkrihen dy fshatra

Zjarret e fuqishme rrezikojnë dy fshatra në Fushë Arrëz, ndërsa kryetari i bashkisë Fran Tuci, thotë se situata është shumë e rëndë dhe nëse do të vijojë kjo gjendje alarmante rrezikohen që të shkrihen për 20 minuta dy fshatra, pasi gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. Për ”Report TV”, ai u shpreh se zjarri që përfshiu një zonë me pisha ka mbërritur deri në oborret e banesave, ndërsa helikopteri e ka pasur të pamundur për të ndërhyrë.  Dy fshatrat që po rrezikohen nga zjarri masiv prej tre ditësh janë Tuc dhe Lumbardhë.

Si paraqitet situata në Fushë Arrëz?

Zjarri kaloi përmasat. Është bërë i papërballueshëm, ka banorë të rrezikuar. Ditën e parë e shuam vetë zjarrin, por u aktivizua prapë dhe ka tre ditë që po përleshemi me zjarrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa banesa janë në rrezik?

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarri ka arritur deri në oborrin e shtëpive, pas 20 minutash fshati mund të shkrihet nga zjarri. Bashkia ka qenë e mbyllur, të gjithë punonjësit janë atje. Kemi kërkuar ndihmë nga qeveria, por helikopteri e ka pasur të pamundurën që të futet. Në fshatin Tuc dhe Lumbardhë rrezikohen 20 banesa. Kjo situatë ishte e paparashikueshme.

A keni bërë thirrje për evakuim?

Kemi bërë thirrje për evakuim. Kanë ardhur forcat nga FA, po punojnë për shuarjen e flakëve.

Dihen shkaqet e zjarrit?

Nuk dihen shkaqet e zjarrit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?