Fushë-Krujë/ Çahet tubi, banorët prej 40 orësh pa ujë të pijshëm
Aktualitet E Premte, 10 Shtator 2021 04:20
Banorët e Fushë-Krujës dhe rrethinat përreth kanë rreth 40 orë që kanë mungesë të ujit të pijshëm. Report Tv raporton se shkak për mungesën e ujit është bërë çarja e një tubi uji në zonën e unazës së qytetit.
Sipas drejtorisë së Ujësjellësit po punohet për rregullimin e ujit dhe stabilizimin e situatës, e cila është alarmante pasi mijëra banorë janë pa ujë të pijshëm.
KOHA JONË SONDAZH

