Fushë Krujë, magazina e 57-vjeçarit sulmohet me granatë

Një magazinë në Fushë Krujë është sulmuar me granatë gjatë natës.

Policia thotë se “rreth orës 01:00, në Fushë-Krujë kanë hedhur dhe ka shpërthyer një granatë dore , para magazinës së shtetasit B. B. 57 vjeç, banues në Fushë – Krujë”.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ku është dëmtuar grila gril prej llamarine.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?