Fusnin drogë në burg, arrestohet gardiani dhe 5 persona të tjerë

Sipas burimeve zyrtare, është prangosur gardiani Zenel Mezha, 51 vjeç; tre kushërinjtë Romeo, Ardian dhe Ferit Serica; Juxhent Kurani dhe Altin Bektashi. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin në burg lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabis.

Nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit bashkëpunonin me të burgosurin D. Tatoshi, ndërkaq Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar në shpërndarjen e drogë në burgun e Peqinit.

SHKARKO APP