Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës, pritet mbledhja për të caktuar çmimet tavan

Nga kjo e hënë është futur në fuqi Bordi i Transparencës për të caktuar çmimet tavan për naftën, pas rritjes që pësuan çmimet pas luftës në Lindjen e Mesme. Vendimi është marrë më firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë Ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi. Vendimi i qeverisë i datës 19 mars është publikuar në fletoren zyrtare dhe në të thuhet se situata e veçantë dhe prezenca e bordit do të jenë në fuqi pa afat. Bordi pritet të mblidhet brenda kësaj jave për të caktuar çmimet tavan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?