Fyerjet në Parlament, PS përgatit ndryshime në rregullore
Gjuha e ashpër në Kuvend, me fyrje e ofendime mes deputetëve, pritet të sjellë ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Kodi i Etikës duket se nuk ia doli të shmangë në seancat plenare, gjuhën ofenduese që kemi parë e dëgjuar të përdorin ligjvënësit ndaj njëri tjetrit.
Për këtë arsye është konfirmuar se grupi parlamentar i PS-së është duke punuar për ndryshime në rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë dënime më të rënda për sa i takon fjalorit të deputetëve. Po sipas të njëjtave burime, PS ka ngritur ditën e premte një grup pune të kryesuar nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja për të ndërrmarrë ndryshime në rregulloren e Kuvendit të cilat përfshijnë dënime të rënda lidhur me sharjet, apo veprimet që ndërmerren në sallën e seancave plenare apo në komisionet parlamentare.
Nisma vjen pas seancës së fundit plenare kur deputeti demokrat Edi Paloka, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama, seancë në të cilën nuk mungoi më pas fjalori fyes mes deputetëve.
KOHA JONË SONDAZH

