G7: Krimet e luftës do ndiqen penalisht. Stop sulmeve ndaj centraleve bërthamore

Ministrat e Jashtëm të G7, njëzëri thanë se Rusia me sulmet ndaj Ukrainës do të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës. Nga ana tjetër, ata bën thirrje që të ndalen sulmet ndaj centraleve bërthamore dhe se krijimi i korridoreve humanitare të bëhen sa më shpejtë.

“Ne do të mbajmë përgjegjësi ndaj atyre që janë përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë përdorimin pa kriter të armëve kundër civilëve, dhe ne mbështesim hetimet dhe mbledhjen e provave, veçanërisht nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Krijimi i shpejtë i korridoreve të reja humanitare për refugjatët që ikin nga Ukraina dhe fundi i sulmeve nga Rusia në afërsi të termocentraleve bërthamore të Ukrainës duhet të ndodhin sa më parë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?