Gabriel Escobar: Serbia t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Duke folur në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore (SEE|DEM) në Mal të Zi, Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kujtoi se pothuajse çdo vend i Ballkanit Perëndimor ra dakord në rrugën për ta detyruar Rusinë të paguajë çmimin për pushtimin e saj përmes sanksioneve dhe të mbështesë Ukrainën dhe njerëzit e saj,

Ai shprehu gjithashtu shpresën se Serbia do të përafrohet me sanksionet sapo të formohet qeveria e saj e re.

SHKARKO APP