Gafa e kandidates së PS-së: Babai im lotoi kur takoi prindërit e mi në gjimnaz

Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, Bora Muzhaqi, lëshoi një gafë ndërkohë që po fliste për Inovacionin dhe gjuhët e kodimit, si e ardhmja premtuese e të rinjve shqiptarë.

Ajo u shpreh se e ka parë të atin të “lotojë ditën kur ai takoi prindërit e mi në gjimnaz”.

Babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm njëherë e kam parë që të lotojë, ishte dita kur takoi prindërit e mi në gjimnaz. Dhe pasi i thanë disa fjalë për mua, ishte hera e parë që e shihja që i shpëtuan lot dhe përpiqej shumë fort që ti fshihte. Jam shumë e bindur që edhe gjithë prindërit tuaj janë po kaq krenarë për ju. Po dua të shtoj që edhe ne jemi edhe akoma më krenar për juve”, u shpreh kandidatja me nr. 31 për PS-në në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pranishëm në aktivitetin ku foli kandidatja për deputete ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?